1. Politika e Privatësisë
Mbrojtja e të dhënave tuaja personale si dhe ruajtja e privatësisë suaj janë të rëndësishme për ne. Ju mund të prisni që ne t’i trajtojmë të dhënat tuaja me kujdes dhe të sigurojmë një nivel të lartë sigurie të të dhënave.
Me këtë Politikë të Privatësisë, ju informojmë se si dhe për çfarë qëllimi i përpunojmë të dhënat personale në Iniciativën për Drejtësi (në tekstin e mëtejmë: “Iniciativa për Drejtësi”).
2. Kontaktet
2.1 Emri dhe adresa e kontrolluesit
Kur vizitoni uebfaqen e Iniciativës për Drejtësi, Iniciativa për Drejtësi është pala përgjegjëse për sa i përket legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave për çdo përpunim të të dhënave tuaja personale që mund të rezultojë nga kjo:
Guido Fluri Stiftung
Schulhausstrasse 10
Cham, Schweiz
Mail: info@justice-initiative.eu
2.2 Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave
Zyrtari ynë për mbrojtjen e të dhënave mund të kontaktohet në info@justice-initiative.eu
2.3 Përfaqësuesi në BE
Përfaqësuesi ynë në BE për qëllimet e GDPR-së është:
Emri dhe detajet e kontaktit të përfaqësuesit në BE
3. Cilat të dhëna personale të cilave kategori personash i përpunojmë?
Iniciativa për Drejtësi përpunon të dhënat personale kryesisht të kategorive të mëposhtme të subjekteve të të dhënave:
- Vizitorëve në uebfaqen/-t tona dhe në veçanti njerëzve që kanë nënshkruar peticionin
- Ofruesve të shërbimeve, furnizuesve dhe partnerëve të tjerë të biznesit dhe/ose personave të tyre përkatës të kontaktit
- Punonjësve të Iniciativës për Drejtësi, të mbijetuarve, iniciatorëve dhe partnerëve
- Personave të kontaktit në kompanitë mediatike
- Personave të kontaktit në autoritetet publike
Ne përpunojmë të dhënat personale të cilat ju na jepni, të cilat i mbledhim lidhur me ju ose të cilat i kemi pranuar nga palët e treta. Më të rëndësishmet janë:
- Të dhënat e kontaktit dhe identifikimit (kjo përfshin, për shembull, emrin dhe mbiemrin, e-mail adresën).
- Të dhënat financiare (kjo përfshin, për shembull, informacionet mbi llogaritjen e kompensimit për një shërbim të marrë/ofruar ose mbi llogarinë bankare ose postare)
- Të dhënat kontraktuale (duke përfshirë, për shembull, detajet e një shërbimi të marrë/ofruar dhe kompensimin)
- Të dhënat e komunikimit (për shembull, korrespondencën fizike ose elektronike me Iniciativën për Drejtësi)
- Të dhënat në lidhje me mosmarrëveshjet ligjore
4. Për çfarë qëllimesh i përpunojmë të dhënat personale?
Iniciativa për Drejtësi përpunon të dhënat personale për qëllime të ndryshme. Ato kryesoret janë:
- Nënshkrimi i peticionit: Qëllimi kryesor për të cilin Iniciativa për Drejtësi mbledh të dhëna personale është të jetë në gjendje të mbledhë nënshkrime online për peticionin.
- Uebfaqja: Gjithashtu, brenga jonë është që ta bëjmë uebfaqen funksionale dhe të sigurt. Informacionet në lidhje me qëllimet e përpunimit në uebfaqen tonë mund të gjendet në seksionin 8.
5. Mbi çfarë baze ligjore i përpunojmë të dhënat personale?
Si bazë ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale na shërben rregullisht:
- pëlqimi juaj, të cilin mund ta revokoni në çdo kohë (për shembull, nëse dëshironi që nënshkrimi juaj të fshihet nga peticioni ose vendosja e parametrave për cookies në uebfaqet tona)
- lidhja ose përmbushja e një kontrate me ju ose kërkesa juaj për ta bërë këtë paraprakisht
- një balancim interesash (për shembull, për të garantuar sigurinë e informacioneve ose kryerjen e detyrave në interes të publikut), të cilin megjithatë mund ta kundërshtoni në rrethana të caktuara
- një detyrim ligjor (si legjislacioni i sigurimeve shoqërore ose për ne që të mbajmë dokumente të lidhura me kontabilitetin), i cili gjithashtu mund të merret parasysh në kontekstin e një balancimi interesash
6. Sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja?
Në parim, ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale për periudhën kohore të nevojshme për t’i arritur qëllimet përkatëse.
Për aq sa ekzistojnë detyrimet e ruajtjes obligative, të dhënat personale në fjalë do të ruhen aq sa zgjat detyrimi i ruajtjes. Pas skadimit të detyrimit të ruajtjes, ne shohim nëse duhet të përpunohen më tej. Nëse nuk ka më nevojë, të dhënat tuaja ose do të fshihen ose do të anonimizohen.
Nëse ne i ruajmë të dhënat bazuar në një marrëdhënie kontraktuale me ju, këto të dhëna do të mbeten të ruajtura të paktën për aq kohë sa ekziston marrëdhënia kontraktuale dhe jo më gjatë sesa ekzistojnë periudhat e kufizimit për pretendimet e mundshme nga ne ose detyrimet ligjore ose kontraktuale të ruajtjes.
7. A ua shpalosim të dhënat personale palëve të treta?
Ne gjithashtu ua shpalosim të dhënat personale palëve të treta si pjesë e aktiviteteve tona të biznesit dhe për të gjitha qëllimet e përcaktuara në këtë Politikë të Privatësisë, aty ku lejohet dhe është e përshtatshme, ose sepse ata i përpunojnë ato për ne (përpunimi i porositur i të dhënave), ose për arsye që i përdorin ato për qëllime legjitime ose sepse kjo kërkohet me ligj (shpalosja e të dhënave). Kjo ka të bëjë në veçanti me:
- Ofruesit e shërbimeve, duke përfshirë përpunuesit e porosive, ofruesit e IT-së, furnitorët dhe partnerët e tjerë të biznesit
- Partnerët logjistikë
- Autoritetet publike
- Autoritetet publike dhe gjykatat
Ne mund të transferojmë, të ruajmë dhe të përpunojmë të dhënat tuaja në vende të ndryshme nga vendi juaj. Nëse jeni rezident në Zonën Ekonomike Evropiane (ZEE), në Zvicër ose në Mbretërinë e Bashkuar (MB), atëherë këto vende mund të mos kenë domosdoshmërisht ligje për mbrojtjen e të dhënave ose ligje të tjera të ngjashme që janë aq gjithëpërfshirëse sa ato në vendin tuaj. Megjithatë, ne do t’i marrim të gjitha masat e nevojshme për t’i mbrojtur të dhënat tuaja personale në përputhje me këtë njoftim privatësie dhe ligjin në fuqi. Nëse transferojmë të dhëna në një vend që nuk ka mbrojtje adekuate ligjore të të dhënave sipas ligjit të BE-së, Zvicrës ose Mbretërisë së Bashkuar për mbrojtjen e të dhënave, ne do ta sigurojmë këtë siç parashikohet me ligj duke përdorur kontratat e duhura, përfshirë edhe përmes përdorimit të klauzolave standarde kontraktuale të Komisionit Evropian (të cilat janë në dispozicion këtu, këtu dhe këtu) për transferimet e informacioneve personale midis kompanive të grupit tonë dhe midis nesh dhe ofruesve tanë palë të treta. Këto klauzola kërkojnë që të gjithë marrësit t’i mbrojnë të gjitha informacionet personale që përpunojnë me origjinë nga ZEE-ja, Zvicra ose MB-ja në përputhje me ligjet dhe rregulloret evropiane për mbrojtjen e të dhënave. Klauzolat tona standarde kontraktuale mund të sigurohen sipas kërkesës. Ne kemi zbatuar masa mbrojtëse të ngjashme dhe të përshtatshme me ofruesit tanë të shërbimeve si palë të treta dhe me partnerët, ndërsa detaje të mëtejshme mund të sigurohen sipas kërkesës. Në raste të tjera, ne mund të mbështetemi në përjashtimet ligjore të pëlqimit, të ekzekutimit të kontratës, të krijimit, të ushtrimit ose të zbatimit të pretendimeve ligjore, të interesave publike mbizotëruese, të të dhënave personale të publikuara ose sepse është e nevojshme për të mbrojtur integritetin e subjekteve të të dhënave.
8. Çfarë të dhënash personale mbledhim në detaje nëpërmjet uebfaqes sonë?
Për të shfaqur dhe optimizuar përmbajtjen e uebfaqes sonë duke garantuar sigurinë e të dhënave, ne mund të mbledhim të dhëna personale nga ju.
E njëjta gjë vlen edhe për analizën e përdorimit të uebfaqes dhe pajtueshmërinë me kërkesat ligjore. Nëse përdorni funksionet gjegjëse, ne gjithashtu përpunojmë të dhëna personale për qëllime të mbledhjes së të dhënave si më poshtë:
- për të qenë në gjendje të mbledhim nënshkrime për peticionin
- duke ju kontaktuar
- duke ndërvepruar me ju në lidhje me përmbajtjen e uebfaqes sonë (p.sh. mediat sociale)
- përdorim të specifikuar në ndonjë mënyrë tjetër
Kategoritë e palëve të treta me të cilat mund të ndajmë informacione personale në lidhje me uebfaqen tonë janë si më poshtë:
- Rrjetet e reklamave
- Shërbimet e analizës së të dhënave
- Ofruesit e shërbimeve të ruajtjes së të dhënave
- Mjetet e monitorimit të performancës
- Platformat e ritargetimit
- Rrjetet sociale
- Mjetet e testimit
- Ofruesit e shërbimeve të hostimit të uebfaqeve
- Mjetet e komunikimit dhe bashkëpunimit
8.1 Fajlat e regjistrit të serverit (ang. “Server-Logfiles”)
Kur vizitoni një nga uebfaqet tona, shfletuesi i përdorur në pajisjen tuaj fundore dërgon automatikisht të dhëna në serverin e uebfaqes përkatëse. Këto të dhëna ruhen përkohësisht në një fajl të regjistrit (ang. “logfiles”), të ashtuquajturat fajla të regjistrit të serverit. Të dhënat e qasjes përfshijnë IP adresën, emrin dhe versionin e shfletuesit të përdorur, sistemin operativ të përdorur, sasinë e të dhënave të transferuara, emrin e ofruesit tuaj të shërbimit të internetit, datën dhe kohëzgjatjen e vizitës suaj në uebfaqen tonë dhe uebfaqen nga e cila na keni vizituar. Këto janë informacione ekskluzive të cilat nuk lejojnë të nxirren përfundime lidhur me ju si person.
Baza për ruajtjen e përkohshme të të dhënave tuaja personale dhe fajlave të regjistrit është interesi ynë legjitim për të mundësuar përdorimin e uebfaqes sonë (krijimi i lidhjes), për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e sistemit në baza të përhershme, për t’i optimizuar ofertat tona dhe për qëllime të brendshme statistikore. Nuk krijohet një profil personal i përdoruesit. Për hostimin e uebfaqes, ne mund të përdorim shërbimet e palëve të treta brenda ose jashtë BE-së/Zvicrës, të cilët kryejnë përpunimin e mësipërm në emrin tonë. Aktualisht, uebfaqet tona janë të hostuara ekskluzivisht me ofruesit zviceran të hostimit dhe në serverë në Zvicër.
8.2 Kontaktimi / Formulari i Kontaktit
Në uebfaqet tona, ju keni mundësinë të na kontaktoni përmes formularit të kontaktit dhe/ose me e-mail. Të dhënat personale të mbledhura në rastin e përdorimit të formularit të kontaktit mund të shihen në formularin përkatës të kontaktit. Në këtë rast, informacionet që jepni do të përpunohen me qëllim të përpunimit të kërkesës suaj dhe trajtimit të saj.
Informacionet e detyrueshme përkatëse kërkohen për të përpunuar kërkesën tuaj. Kjo përfshin emrin tuaj, email adresën, arsyen pse na keni shkruar dhe informacionet për veten tuaj. Sigurimi vullnetar i të dhënave të mëtejshme lehtëson përpunimin e kërkesës suaj dhe na mundëson t’ju ofrojmë informacione më të detajuara.
Baza për përpunimin e të dhënave tuaja personale është interesi ynë legjitim në përpunimin e kërkesës suaj. Nëse kontakti i shërben përmbushjes së një kontrate në të cilën ju jeni palë ose zbatimit të masave parakontraktuale, kjo është bazë shtesë për përpunimin e të dhënave tuaja personale.
Të dhënat tuaja personale do të ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për të ruajtur një marrëdhënie biznesi/kontakti me ju dhe për aq kohë sa është e nevojshme për të verifikuar korrespondencën tonë me ju, përveç nëse fshirja bie ndesh me ndonjë detyrim të ruajtjes obligative. Në këto raste, ne i ruajmë të dhënat tuaja për aq kohë sa jemi të detyruar ligjërisht ta bëjmë këtë.
8.3 Buletini
Nëse e nënshkruani peticionin në uebfaqen tonë, mund të klikoni nëse dëshironi të merrni informacione nga ne me email në të ardhmen. Për t’u abonuar në buletinin tonë është e nevojshme të jepni një e-mail adresë të vlefshme. Ky informacion kërkohet që ne t’ju dërgojmë buletinin tonë. Nëse ju kërkojmë informacione të mëtejshme, si emri ose mbiemri juaj, ju na mundësoni t’ju dërgojmë informacione edhe më të synuara.
Buletinet tona mund të përmbajnë, pjesërisht dhe në masën e lejuar, grafikë dhe/ose linqe në ueb që regjistrojnë në baza personale nëse, kur dhe sa shpesh është hapur një buletin individual në një aplikacion të e-mail dhe në cilat linqe në ueb janë klikuar. Grafikë dhe/ose linqe të tilla në ueb regjistrojnë përdorimin e buletineve për të siguruar cilësi dhe për të mundësuar përmirësime në buletinin dhe për të vlerësuar efektivitetin e buletinit. Ju mund të bllokoni vendosjen e këtyre grafikëve dhe/ose linqeve në ueb në aplikacionin tuaj të e-mail.
Për këtë qëllim dhe për t’ua dërguar buletinin tonë, ne përdorim Mailchimp, një platformë për dërgimin e buletineve e ofruesit amerikan Rocket Science Group LLC, një kompani e Intuit Inc. me bazë në SHBA (“Mailchimp”). Mailchimp është një shërbim me të cilin, ndër të tjera, mund të organizohet dhe analizohet dërgimi i buletineve. Të dhënat e futura me qëllim të marrjes së buletineve transferohen në serverët e Mailchimp dhe ruhen atje. Sipas Mailchimp, të dhënat mund të transferohen dhe përpunohen në mbarë botën, në SHBA dhe vende të tjera në të cilat Mailchimp, filialet e tij ose nënpërpunuesit e tij operojnë si përpunues të të dhënave.
Për t’i mbrojtur të dhënat tuaja, ne kemi lidhur me Mailchimp një marrëveshje për përpunimin e të dhënave.
Ju mund ta revokoni pëlqimin tuaj për ruajtjen e të dhënave tuaja dhe përdorimin e tyre për dërgimin e buletinit në çdo kohë, për shembull nëpërmjet linkut “unsubscribe” në buletinin ose duke dërguar një e-mail në e-mail adresën e përmendur më sipër (“Kontakti”).
Për më shumë informacione mbi mbrojtjen e të dhënave në Mailchimp, ju lutemi referojuni Deklaratës së Privatësisë përkatëse.
8.4 Cookies
Ne përdorim të ashtuquajturat cookies në uebfaqen tonë. Cookies janë fajla të vegjël teksti që vendosen dhe ruhen në pajisjen tuaj fundore (laptop, tablet, telefon të mençur ose të ngjashme) me ndihmën e shfletuesit. Ato shërbejnë për ta bërë uebfaqen tonë më të lehtë për t’u përdorur nga përdoruesi dhe më efektive në përgjithësi dhe për ta bërë vizitën tuaj në uebfaqen tonë sa më të këndshme të jetë e mundur. Cookies nuk shkaktojnë ndonjë dëm në pajisjen tuaj fundore. Ato nuk mund të ekzekutojnë asnjë program dhe nuk mund të përmbajnë asnjë virus.
Shumica e cookies që përdorim janë të ashtuquajturat cookies sesioni. Këto fshihen automatikisht kur çkyceni ose mbyllni shfletuesin. Cookies të tjera mbeten të ruajtura në kompjuterin tuaj përtej procesit të përdorimit përkatës dhe na mundësojnë ne ose kompanive tona partnere (cookie të palëve të treta) të njohin shfletuesin tuaj në vizitën tuaj të radhës. Për aq sa ruhen cookies të tjerë (p.sh. cookies për të analizuar sjelljen tuaj të shfletimit në internet), këto trajtohen veçmas në këtë deklaratë për mbrojtjen e të dhënave.
Baza mbi të cilën ne përpunojmë të dhënat tuaja personale duke përdorur cookies varet nga fakti se a ju kërkojmë pëlqimin. Nëse është kështu dhe ju pranoni përdorimin e cookies, baza për përpunimin e të dhënave tuaja është pëlqimi juaj. Përndryshe, të dhënat personale të përpunuara duke përdorur cookies përpunohen në bazë të interesave tona legjitime (p.sh. dizajni i lehtë për t’u përdorur nga përdoruesi dhe efektiv i vizitës në uebfaqe) ose, nëse përdorimi i cookies është i nevojshëm për të përmbushur detyrimet tona kontraktuale.
Pavarësisht nëse përpunimi bazohet në pëlqimin ose lejen ligjore, ju keni mundësinë në çdo kohë të revokoni çdo pëlqim që keni dhënë ose të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja nga teknologjitë e cookies. Ju mund ta konfiguroni shfletuesin tuaj në mënyrë që t’ju informojë për cilësimin (ang. “setting”) e cookies dhe ju lejoni pranimin e cookies vetëm për raste të caktuara në raste individuale ose në përgjithësi i përjashtoni ato. Megjithatë, ne dëshirojmë të theksojmë se në atë rast mund të mos jeni në gjendje t’i përdorni të gjitha funksionet e uebfaqes sonë.
8.5 Shërbimet e Google
Në uebfaqet tona, ne përdorim shërbime të ndryshme të Google LLC, me bazë në SHBA, ose nëse keni vendbanimin tuaj të përhershëm në Zonën Ekonomike Evropiane (ZEE) ose Zvicër, Google Ireland Limited, me bazë në Irlandë (“Google”).
Ne përdorim shërbimet e mëposhtme të Google në uebfaqet tona:
- Google Tag Manager
- Google Analytics 4
- Google Ads
- YouTube
Më poshtë mund të gjeni më shumë informacion për secilin shërbim.
Google përdor teknologji të tilla si cookies, ruajtje të uebit në shfletues dhe pikselët e gjurmimit që mundësojnë një analizë të përdorimit të uebfaqes sonë nga ana juaj. Informacioni i krijuar në këtë mënyrë në lidhje me përdorimin e uebfaqes sonë nga ana juaj mund të transmetohet në një server të Google në SHBA ose vende të tjera dhe të ruhet atje.
Sipas deklaratave të veta, Google mund të përpunojë të dhëna personale për produkte reklamuese në çdo vend në të cilin Google ose nënkontraktorët e Google mbajnë objekte. Informacioni rreth vendndodhjes së qendrave të të dhënave të Google mund të gjendet këtu. Për Google Tag Manager, Google Analytics dhe Google Ads, mund të përdoren nënkontraktorët në vijim: Informacioni i nënpërpunuesit. Google premton të sigurojë një nivel adekuat të mbrojtjes së të dhënave duke u mbështetur në klauzolat standarde kontraktuale të BE-së (shih Shtojcën e Përpunimit të të Dhënave). Për më tepër, Google vazhdon të jetë i certifikuar sipas marrëveshjeve BE-SHBA dhe Zvicër-SHBA për Privacy Shield.
Për më shumë informacion në lidhje me cilësimet e përpunimit dhe privatësisë së Google, ju lutemi referojuni politikës së privatësisë së Google ose cilësimeve të privatësisë.
8.5.1 Google Tag Manager
Uebfaqet tona përdorin Google Tag Manager. Me Google Tag Manager, etiketimet (ang. “tags”) e uebfaqeve mund të menaxhohen në mënyrë efikase. Etiketimet e uebfaqeve janë mbajtëse vendesh (ang. “placeholders”) që ruhen në kodin burimor të uebfaqes përkatëse, p.sh., për të regjistruar integrimin e elementeve të uebfaqes të përdorura shpesh, siç është kodi për shërbimet analitike të uebit. Google Tag Manager nuk përdor cookies dhe aktivizon etiketime të tjera, të cilat nga ana tjetër mund të mbledhin të dhëna. Google Tag Manager nuk ka qasje në këto të dhëna. Nëse tërhiqeni në nivel domeni ose cookie, do të mbetet në fuqi për të gjitha etiketimet e gjurmimit të zbatuara me Google Tag Manager. Për më shumë informacion, shihni kushtet e përdorimit të Google Tag Manager.
8.5.2 Google-Analytics 4
Për t’i analizuar uebfaqet tona dhe vizitorët e tyre, si dhe për qëllime marketingu dhe reklamimi, ne përdorim shërbimin e analitikës së uebfaqes Google Analytics 4.
Google Analytics përdor cookies që ruhen në pajisjen tuaj terminale (laptop, tablet, telefon të mençur ose të ngjashme) dhe mundësojnë një analizë të përdorimit të uebfaqes sonë nga ana juaj. Kjo na mundëson të vlerësojmë sjelljen e përdorimit në uebfaqen tonë dhe ta bëjmë ofertën tonë më interesante me anë të statistikave/raporteve të marra.
Në Google Analytics 4, anonimizimi i IP adresave aktivizohet në mënyrë të paracaktuar. Kjo do të thotë që IP adresa juaj shkurtohet nga Google brenda Zvicrës ose BE/ZEE përpara se të transmetohet. Vetëm në raste të jashtëzakonshme IP adresa e plotë transmetohet në një server të Google dhe shkurtohet atje.
Google e përdor këtë informacion për të vlerësuar se si i përdorni uebfaqet tona, për të përpiluar raporte mbi aktivitetin e uebfaqes dhe për të na ofruar shërbime të tjera që lidhen me aktivitetin e uebfaqes dhe përdorimin e internetit. IP adresa e transmetuar nga shfletuesi juaj si pjesë e Google Analytics nuk do të bashkohet me të dhëna të tjera të Google, sipas Google. Kur vizitoni uebfaqet tona, sjellja juaj e përdoruesit regjistrohet në formën e ngjarjeve (të tilla si shikimet e faqeve, aktivitetet e blerjes duke përfshirë shitjet, ndërveprimin me uebfaqen ose “shtegun tuaj të klikimeve”) si dhe të dhëna të tjera si vendndodhja juaj e përafërt (shteti dhe qyteti), informacioni teknik në lidhje me shfletuesin tuaj dhe pajisjet fundore që përdorni ose URL-në e referuesit, d.m.th. nëpërmjet cilës uebfaqe/material reklamues keni ardhur në uebfaqen tonë.
Ju mund të parandaloni mbledhjen dhe transmetimin e të dhënave të krijuara nga cookie dhe që lidhen me përdorimin tuaj të uebfaqeve tona (duke përfshirë IP adresën tuaj) në Google dhe përpunimin e këtyre të dhënave nga Google duke shkarkuar dhe instaluar shtesën e shfletuesit për të çaktivizuar Google Analytics (ang. “browser add-on to disable Google Analytics”). Nëse dëshironi të kundërshtoni reklamimin e bazuar në interes nga Google, mund të përdorni cilësimet dhe opsionet e tërheqjes të ofruara nga Google.
Nëse aktivizoni ruajtjen e cookies, Google Analytics do t’i ruajë të dhënat tuaja për 14 muaj. Të dhënat për të cilat është arritur fundi i kësaj periudhe të ruajtjes fshihen automatikisht.
Një përmbledhje e përdorimit të të dhënave në Google Analytics dhe masat e marra nga Google për të mbrojtur të dhënat tuaja mund të gjenden në Google Analytics Help.
Për më shumë informacion në lidhje me kushtet e përdorimit të Google Analytics dhe mbrojtjen e të dhënave at Google, ju lutemi referojuni dokumenteve përkatëse.
8.5.3 YouTube
Në uebfaqen tonë, ne përdorim shërbimet e ofruesit YouTube LLC, me bazë në SHBA (“YouTube”), një filial i Google LLC. (“Google”).
Kur hapni një video të YouTube në uebfaqen tonë, krijohet një lidhje me serverët e YouTube. Kjo i tregon serverit të YouTube se cilën nga faqet tona keni vizituar. Ky informacion (përfshirë IP adresën tuaj) mund të transmetohet në një server të Google në SHBA dhe të ruhet atje. Nëse jeni të kyçur në llogarinë tuaj në YouTube në të njëjtën kohë, ju i mundësoni YouTube-s të caktojë sjelljen tuaj të shfletimit në internet drejtpërdrejt në profilin tuaj personal. Ju mund ta parandaloni këtë duke dalë nga llogaria juaj në YouTube përpara se të vizitoni uebfaqen tonë.
Ne përdorim të ashtuquajturën formë të zgjeruar të mbrojtjes së të dhënave të YouTube. Sipas YouTube, kjo formë do të thotë që YouTube nuk ruan asnjë të dhënë për ju si vizitor në uebfaqen tonë përpara se të shikoni ose lëshoni videon. Megjithatë, transferimi i të dhënave te partnerët e YouTube nuk përjashtohet domosdoshmërisht nga forma e zgjeruar e mbrojtjes së të dhënave.
Informacione të mëtejshme mund të gjenden në kushtet e përdorimit të YouTube dhe politikën e privatësisë të Google.
8.6 Facebook Pixel
Për shkak të interesave tona legjitime në analizën, optimizimin dhe funksionimin ekonomik të uebfaqes sonë dhe për këto qëllime, ne përdorim të ashtuquajturin “Facebook Pixel” të Meta Platforms Inc., një shërbim i ofruar nga Meta Platforms Ireland Ltd, 4 Grand Canal Square, Grand Canal Harbour, Dublin 2, Irlandë, nëse jeni banor i përhershëm në Zonën Ekonomike Evropiane (ZEE) ose Zvicër. Kompania amë është Meta Platforms Inc., 1 Hacker Way, Menlo Park, CA 94025, SHBA (“Meta”).
Me ndihmën e Facebook pixel, sjellja e vizitorëve të faqes mund të gjurmohet pasi të jenë ridrejtuar në uebfaqen tonë duke klikuar në një reklamë në Facebook. Kjo lejon që efektiviteti i reklamave në Facebook të vlerësohet për qëllime statistikore dhe të hulumtimit të tregut dhe të optimizohen masat e ardhshme të reklamave.
Të dhënat e mbledhura në këtë mënyrë janë anonime për ne, kështu që nuk na ofrojnë asnjë konkluzion rreth identitetit tuaj. Megjithatë, të dhënat ruhen dhe përpunohen nga Meta në mënyrë që të jetë e mundur një lidhje me profilin përkatës të përdoruesit dhe Meta të mund t’i përdorë të dhënat për qëllimet e veta reklamuese, në përputhje me politikën e të dhënave të Facebook. Kjo e lejon Meta-n të mundësojë vendosjen e reklamave në faqet e Facebook-ut, si dhe jashtë Facebook-ut. Ky përdorim i të dhënave nuk mund të ndikohet nga ne.
Nëpërmjet përdorimit të cookies, d.m.th. dosjeve të tekstit që ruhen në pajisjen tuaj terminale, Facebook mund t’ju njohë më pas në zonën e anëtarëve të Facebook dhe të optimizojë efikasitetin e reklamave, p.sh. të ofrojë reklama të synuara për grupe specifike, në përputhje me politikën e përdorimit të të dhënave të Facebook. Kjo ju prek vetëm nëse keni llogari të Facebook dhe jeni kyçur në zonën e anëtarëve të Facebook. Nëse nuk jeni anëtar i Facebook, nuk ndikoheni nga ky përpunim i të dhënave.
Informacione të përgjithshme mbi përdorimin e të dhënave nga Meta, të drejtat tuaja në këtë drejtim dhe opsionet për mbrojtjen e privatësisë suaj mund të gjenden në politikën e privatësisë të Facebook. Informacione dhe detaje specifike rreth Facebook Pixel dhe si funksionon mund të gjenden në seksionin e Facebook për ndihmë. Nëse në përgjithësi dëshironi të kundërshtoni mbledhjen nga Facebook Pixel dhe përdorimin e të dhënave tuaja për shfaqjen e reklamave në Facebook ose në Instagram, mund ta bëni këtë në cilësimet e reklamave të Facebook-ut, ose cilësimet e privatësisë të Instagram-it. Për ta bërë këtë, duhet të kyçeni në Facebook. Nëse nuk keni një llogari në Facebook, mund të hiqni dorë nga përdorimi i cookies për matjen e kontaktit dhe qëllimet e reklamimit nëpërmjet faqes Network Advertising Initiative opt-out dhe gjithashtu nëpërmjet uebfaqes së SHBA-së ose uebfaqes Evropiane.
8.7 Prezenca në rrjetet sociale
Ne mirëmbajmë profilet e rrjeteve sociale në Twitter, Instagram, YouTube, Facebook dhe LinkedIn.
Të dhënat që vendosni në profilet tona të rrjeteve sociale publikohen nga platforma e rrjeteve sociale dhe nuk përdoren apo përpunohen nga ne për asnjë qëllim tjetër në asnjë moment. Megjithatë, ne rezervojmë të drejtën për të fshirë përmbajtjen nëse kjo është e nevojshme. Më e shumta që mund ta bëjmë është të komunikojmë me ju përmes platformës së rrjeteve sociale.
Kini parasysh se operatorët e platformave të rrjeteve sociale mund të përdorin metoda të gjurmimit në ueb. Gjurmimi në ueb, mbi të cilin ne nuk kemi asnjë kontroll, mund të bëhet gjithashtu pavarësisht nëse jeni i kyçur apo i regjistruar në platformën përkatëse të rrjeteve sociale.
Informacione më të hollësishme mbi përpunimin e të dhënave nga ofruesit e platformave të rrjeteve sociale mund të gjenden në politikën përkatëse të privatësisë:
Instagram
Meta Platforms Inc. (SHBA)/Meta Platforms Ireland Ltd. (Irlandë):
Politika e privatësisë
YouTube
YouTube LLC (SHBA):
Politika e privatësisë
Facebook
Meta Platforms Inc. (SHBA)/Meta Platforms Ireland Ltd. (Irlandë):
Politika e privatësisë
LinkedIn
Likerin Corporation (SHBA)/ LinkedIn Ireland Unlimited Company (Irlandë)
Politika e privatësisë
Twitter
Twitter Inc. (SHBA)/ Twitter International Company (Irlandë)
Politika e privatësisë
8.8 Linqet që çojnë në uebfaqet e palëve të treta
Uebfaqet tona mund të përmbajnë linqe që çojnë në uebfaqet e tjera që nuk operohen nga ne dhe tek të cilat nuk shtrihet kjo deklaratë për mbrojtjen e të dhënave. Pas klikimit në link, ne nuk kemi më asnjë ndikim në përpunimin e të dhënave të transmetuara te palët e treta (si p.sh. IP adresa ose URL), pasi sjellja e palëve të treta është natyrshëm përtej kontrollit tonë. Prandaj, ne nuk mund të marrim asnjë përgjegjësi për këto përmbajtje të palëve të treta. Ofruesi ose operatori përkatës i faqeve është gjithmonë përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të lidhura përmes linkut.
Nuk është vërejtur përmbajtje e paligjshme në momentin e lidhjes përmes linkut. Megjithatë, nuk është i arsyeshëm një kontroll dhe ekzaminim i përhershëm i faqeve të lidhura përmes linkut pa prova konkrete të shkeljes së ligjit. Nëse njoftohemi për ndonjë shkelje, linqe të tilla do të hiqen menjëherë.
9. Siguria e të dhënave
Ne marrim masat e duhura të sigurisë teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat tuaja personale nga qasja e paautorizuar dhe keqpërdorimi. Kjo përfshin, në veçanti, nxjerrjen e direktivave, zbatimin e trajnimeve, zgjidhjeve të sigurisë së IT dhe rrjetit, kontrollet e qasjes, kufizimet e qasjes dhe enkriptimin e të dhënave.
Për t’i mbrojtur të dhënat tuaja të transmetuara online në mënyrën më të mirë të mundshme, ne përdorim enkriptimin SSL. Ju mund të vëreni lidhje të tilla të enkriptuara me prefiksin “https://” në linkun e faqes në rreshtin e adresës së shfletuesit tuaj. Falë enkriptimit SSL, të dhënat që transmetoni përmes formularit online nuk mund të lexohen nga palë të treta të paautorizuara. Megjithatë, ne dëshirojmë të theksojmë se transmetimi i të dhënave nëpërmjet internetit nuk mund të mbrohet kurrë plotësisht nga qasja nga palët e treta.
10. Të drejtat tuaja
Në përgjithësi ju keni të drejtën e të drejtave të informacionit, korrigjimit, fshirjes, kufizimit, transportueshmërisë së të dhënave, kundërshtimit të përpunimit dhe revokimit të pëlqimit në lidhje me të dhënat tuaja personale. Për t’i mbrojtur të drejtat tuaja, mund të na kontaktoni në adresën e dhënë në seksionin 2.
Nëse besoni se përpunimi i të dhënave tuaja personale shkel ligjin për mbrojtjen e të dhënave ose se të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave janë shkelur në ndonjë mënyrë tjetër, mund të ankoheni edhe tek autoriteti mbikëqyrës kompetent.
Postavke praćenja u Matomo sistemu: